Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Albert Musliu: Zaev po tenton të zbusë atmosferën, po tregon maturi
Analisti Albert Musliu sa i përket mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë deklaroi në Euronews Albania se Zoran Zaev po tenton që të zbusë atmosferën e krijuar.
Sipas tij Zaev po tenton që të mos lejojë që Maqedonia e Veriut të hyjë me Bullgarinë në një kontekst 10-vjeçar, ashtu siç e kishte me Greqinë.
“Marrëveshja për fqinjësinë është nënshkruar më 1 gusht të 2017.
Realisht problemi me COVID e ngadalësoi punën e komisionit. Zgjedhjet në Maqedoni ngadalësuan punën e komisionit edhe kjo u dha mundësi fjalorit pak më nacionalist dhe provokues, por jo rrallë herë edhe të ministres së Jashtme të Bullgarisë. Zaev u tregua optimist, mbase tenton të zbusë atmosferën, e cila në Maqedoni ka sjellë edhe në gjuhë urrejtje, në mediat sociale por edhe nga deputetë e opozitës.
Zaev tenton me atë qasje pozitive, që të mos lejojë që Maqedonia të hyjë me Bullgarinë në një kontekst 10-vjeçar, ashtu siç e kishim me Greqinë”, u shpreh ai.
Z. Musliu theksoi më tej se nëse qeveria maqedonase tregon muskujt si Bullgaria, i rrezikohen negociatat.
“Qeveria ka një qasje pak më të mirë të maturisë. Mbase nëse tregon muskujt edhe Maqedonia me të njëjtën mënyrë siç i tregojnë disa politikanë bullgarë, Bullgaria çdo herë i ka instrumentet për të na bllokuar fillimin e negociatave”, deklaroi z. Musliu.
Lexoni gjithashtu:
Pengesa e anëtarësimit: Zënka për rrënjët bullgare, Sofja bllokon anëtarësimin
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta