Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Zaev: Ka përparim. Milloshovski: Qeveria duhet të jetë raportuese e rregullt
Kryeministri Zoran Zaev ka bere te ditur se është arritur dakordësi për tre çështje ndërsa është optimist se do të gjendet kompromis edhe për 11 çështjet e tjera të hapura mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë.
“Shkohet me një atmosferë miqësore, dhe për mua është sinjal se të gjithë mundohen, përfshirë edhe ekspertët të cilët punojnë në komision të arrijnë progres. Besoj se secili procerverbal i miratuar është përparim.
Qeveria jonë është e gatshme në ndonjërën prej seancave t’i paraqesë procesverbalet për 5 figurat historike, për 3 periudha historike, që të japim mesazh se pas kësaj fillojmë me impelementimin e librave, për vitin akademik 2021-2022 edhe në palën maqedonase edhe bullgare, për atë që është e ndërlidhur me Car Samuelin, Kirilin dhe Metodin, Kliment dhe Naum Ohridskin,” – u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkohë, partitë opozitare në parlament kërkojnë që çështja e kontestit me Bullgarinë të jetë temë diskutimi edhe mes deputetëve.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski vlerëson se dimensioni i problemit me Bullgarinë prek çështjen nacionale dhe qeveria duhet të jetë raportues i rregullt i kuvendit.
Përndryshe kjo do të bëhet përmes interpelancës dhe besimit të qeverisë, pasi të mbarojë samiti i dhjetorit të KE-së, thotë Milloshovski.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet