Mosnjohja e zgjedhjeve nga PD, Nesturi: Basha po përpiqet të tërheq vëmendjen nga lëvizja kundër tij
Analisti Plator Nesturi tha në emisionin Ilva Now se lëvizja e fundit e kryedemokratit Basha për mosnjohje të zgjedhjeve dhe shpallja e misionit për mbledhjen e provave që faktojnë vjedhjen e votave është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga lëvizja kundër tij brenda PD.
Sipas tij, kontributi real i momentit për PD është të pranojë zgjedhjet e më pas të merret me problematikën.
“Gjatë këtij mandati nga PD kemi pasur braktisje të institucioneve, në historinë e politikë botërore nuk ka ndodhur që një parti që ka braktisur sistemin të fitojë zgjedhjet. PD nuk ka vetëm problemin e humbjes së zgjedhjeve, PD nuk ka ditur të kërkojë falje te elektorati i vet. PD është e paqartë me strategjinë, do bëjë një tur për të mbledhur prova për vjedhje të votave, po më pas.
Basha thoshte sot se PD do ta bëjë këtë aksion si garantuese e demokracisë. E para nuk është garantuese, është kontribuese, dhe kontributi real i momentit është të pranojë zgjedhjet e më pas të merret me problematikën.
Po të krahasojmë në rastin real, përmendëm Kryemadhin që pranoi humbjen. Edhe aleatët e Bashës nuk janë shprehur për njohje ose mosnjohje. Kjo po ndodh vetëm tek PD, ku ka edhe një lëvizje kundër Lulzim Bashës.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit