Rusia e cilëson ndërhyrje të papranueshme mosnjohjen e zgjedhjeve nga Parlamenti Europian
Ministria e Jashtme e Rusisë iu përgjigj Parlamentit Evropian duke dënuar një deklaratë për mosnjohje eventuale të zgjedhjeve parlamentare në Rusi nga institucionet evropiane. Moska e konsideron këtë veprim të papranueshëm.
“Ashtu si në të kaluarën, ne do të mbrohemi kundër ndërhyrjeve të papranueshme në procesin nacional-demokratik të Federatës Ruse. Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e deputetëve evropianë për të manipuluar opinionin publik evropian dhe ne kuptojmë që këto përpjekje çojnë në shpifje përfundimtare nga Parlamenti Evropian si organi përfaqësues i Bashkimit Evropian”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Qytetarët rusë kanë nisur të votojnë për të zgjedhur parlamentin e ri. Votimi përfundon ditën e diel, më 19 shtator. Partia në pushtet ‘Rusia e Bashkuar’ pritet të fitojë sërish.
Zgjedhjet janë një provë e kontrollit të pushtetit të presidentit Vladimir Putin në 11 zonat, nga Oqeani Paqësor deri në Detin Baltik, ndërsa Kremlini përballet me kritika të brendshme për shkak të uljes së standardeve të jetesës dhe raporteve të tensionuara me Perëndimin.
Bashkimi Evropian miratoi raportin për të qenë i përgatitur për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve në Rusi nëse i konsideron ato si të manipuluara.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve