Mossad i përfshirë në skandalin e spiunazhit në Itali, vidhen të dhënat e Melonit

1 Nëntor 2024 | 09:23

Italia është tronditur nga një skandal i madh spiunazhi, ku një kompani private hulumtuese dyshohet se ka vjedhur të dhëna të politikanëve, përfshirë kryeministren Giorgia Meloni, me implikimin e Mossad-it izraelit.

Sipas informacionit, kompania, e përbërë nga anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë të shërbimeve të sigurisë, akuzohet për vjedhje të të dhënave për të shantazhuar politikanët.

Meloni e cilësoi këtë komplot si “të papranueshëm” dhe një “kërcënim për demokracinë.”

Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kërkoi një hetim parlamentar urgjent, duke shprehur shqetësimin se sekretet shtetërore mund të ishin në rrezik.

Mediat italiane e kanë përshkruar skandalin si një komplot të nivelit të lartë, që përfshin anëtarë të mafies dhe zyrtarë të inteligjencës, së bashku me shërbime të huaja si Mossad.

Ish-oficeri i policisë, i cili drejton kompaninë e inteligjencës Equalize, është i dyshuari kryesor në hetim.

Ai akuzohet për hakerimin e serverëve të ministrive nga viti 2019 deri në 2024 për të krijuar skedarë me informacione të ndjeshme, të cilat i shiti ose planifikoi t’i shiste klientëve të tij, shumica e të cilëve ishin kompani të mëdha që kërkonin avantazhe në treg.

Një raport nga gazeta Corriere Della Sera zbuloi se hetuesit përgjuan një takim midis një kompanie hetimore dhe dy agjentëve izraelitë, të cilët donin të shkëmbenin informacione mbi gazin iranian.

Këta agjentë kërkuan ndihmë për identifikimin e veprimeve të hakerëve rusë dhe transaksioneve të lidhura me grupin Wagner.

Sipas raportit, agjentët izraelitë ofruan informacion mbi blerjet e paligjshme të gazit nga Irani, si dhe një pagesë prej një milioni euro, duke përfshirë gjithashtu ndihmën e Vatikani në këtë operacion.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë

Vala e të nxehtit u intensifikua më tej sot në Francë duke vënë në provë qëndrueshmërinë e popullsisë dhe zjarrfikësve, të cilët po luftojnë në shumë fronte, me zjarre që...
20:36 | 08/07/2026

Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi

Bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdogan, ka publikuar foton zyrtare nga takimi me bashkëshortet e liderëve që ndodhen në Turqi në kuadër...
17:43 | 08/07/2026

Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se nuk pendohet që është përpjekur të krijojë marrëdhënie të ngushta me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pavarësisht thirrjeve...
17:39 | 08/07/2026