Mot i nxehtë gjatë javës, ulje e temperaturave në fundjavë
Dita e hënë ka nisur me vranësira, të cilat në zonat të caktuara mund të shkaktojnë dhe reshje, por sipas meteorologut të Meteoalb, Hakil Osmani nga e marta e në vijim do të ketë një përmirësim të motit.
Sa i takon vlerave termike, ditën e sotme do të arrijnë maksimumet deri në 34 gradë Celcius dhe minimumet në 15 gradë, ndërkohë prej nesër e në vijim do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave.
Osmani sqaroi se të mërkurën dhe të enjten do të jetë kulmi i vlerave termike për javën, duke u afruar në 40 gradë Celcius, ndërsa në fundjavë moti do të freskohet përsëri.
Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të ketë vranësira që mund të krijojnë dhe rrebeshe afatshkurtra, por jo problematike. Vlerat termike do të pësojnë rritje të ndjeshme me maksimumet në 39 gradë Celcius në Kosovë dhe 41 gradë Celcius në RMV.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbizotërim i motit të kthjellët, pritet ulje e temperaturave
- Edhe sa do të zgjasë moti i paqendrueshëm? Hakil Osmani tregon si do të jetë koha këtë javë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta