Motër e vëlla nga Moldavia jetojnë e studiojnë në Vlorë prej më shumë se 1 viti

8 Tetor 2022 | 21:20

Shumë të rinj shqiptarë i kanë sytë drejt emigracionit, pasi mundësitë e shkollimit dhe punësimit janë të vogla në Shqipëri. Por ndryshe ndodh me dy të rinj nga Moldavia që prej më shumë se 1 viti jetojnë dhe shkollohen në Vlorë.

Me emra afërsisht të njëjtë, Misha dhe Masha Paramanova janë motër e vëlla, të cilët janë lidhur shumë me qytetin bregdetar.

Ata kanë mësuar edhe gjuhën shqipe dhe tani e kanë përvetësuar mjaftueshëm për të marrë mësime në shkollë.

“Më pëlqen Vlora ,më pëlqen shkolla , kam shoqet edhe shokët. Në fillim flisja anglisht, tani unë kam mësuar shqipen.”- thotë Masha.

“Shqipen e kam mësuar në kurs me mësues pastaj me ndihmën e mësuesit në shkollë. Tani nuk është e vështirë,Në fillim e kisha të vështirë sepse nuk kuptoja gjuhën mirë.”- shprehet Misha.

Misha që është vëllai i madh i fëmijëve vazhdon studimet në shkollën profesionale tregtare. Madje ai tashmë ka gjetur edhe mundësi për të bërë praktikën profesionale.

“Në Moldavi nuk mund të bëjmë praktikë në hotele edhe unë mendoj se do rri në Vlorë ose në Shqipëri në një qytet tjetër. Sepse këtu është shumë mirë dhe çfarë mund të bëj këtu nuk mund ta bëj në Moldavi atje është më e vêshtirë.”- shprehet ai.

Edhe pse janë ambientuar me Vlorën, ata ndjejnë mall për familjarët dhe shoqërinë në vendlindje.

Dua të shikoj gjyshen, shoqen shokët, më pëlqen Moldavia shumë dhe Shqipëria shumë. Po tani do të jetoj në Vlorë. Kam shoqet në shkollë dhe jam në volejboll stërvitem kam shoqet e mia”- nënvizon Masha.

“Më mungojnë shokët, kam gjyshen në Moldavi kjo më mungon por nuk dua të shkoj atje. Me shokët e klasës jam shumë mirë, në fillim komunikoja anglisht, tani shqip”-thekson Misha.

Djali i familjes nga Moldavia vlerësohet shumë edhe nga mësuesit në shkollën kur merr dije.

“Është një nxënës që kërkon shumë, të gjithë mësuesit e kanë mbështetur, ka një ecuri shumë të mirë. Në ndryshim me atë që kishim frikë në fillim si një nxënës i huaj për herë të parë në shkollën tonë, Misha ka integrim shumë të mire”- thekson drejtoresha e shkollës tregtare në Vlorë Alda Mahilaj.

“Ashtu si të gjithë të rinjtë tanë, nxënësit edhe Misha është i angazhuar me të gjitha veprimtaritë që bëhen në klasë, por nga ajo që kemi folur me Mishën, sepse unë jam mësuesi i praktikës profesionale, ai e mendon të ardhmen e tij këtu”- u shpreh profesor Deni Llanaj.

Edhe pse të paktë në numër, disa të rinj të huaj kanë zgjedhur të studiojnë në vendin tonë, madje synojnë që të punësohen dhe jetojnë në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026