Moti i keq dhe ngrica në rrugë, regjistrohen 86 aksidente në 24 orë në Kosovë

27 Dhjetor 2020 | 13:57

Reshjet e borës të rëna me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme edhe në Kosovë. Pavarësisht se rrugët janë të kalueshme, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave.

Policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 86 aksidente, ndërsa një qytetar ka humbur jetën.

Temperaturat minimale priten të variojnë nga 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të shkojnë deri në 6 gradë Celsius.

Autoritetet ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të respektojnë masat e qarkullimit si dhe të pajisin automjetet me mjete dimërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026