Moti i keq, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron subjektet që operojnë në këtë sektor

27 Dhjetor 2020 | 16:14

Temperaturat prej ditës së djeshme në vend kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Kjo situatë ka bërë, që dallgëzim të krijojë vështirësi të shumta për mjetet lundruese në det.

Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka paralajmëruar se moti i keq do të vijojë të jetë prezent deri më 30 dhjetor.

“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug  dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Drejtoria Detare kërkon nga subjektet, të cilat operojnë në fushën e detarisë, që të marrin masat e nevojshme dhe të sigurojnë mjetet në port, pasi dallgëzimi parashikohet të jetë i fortë.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet më tej.

Reshjet e dëborës në zonat veriore kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa deri tani nuk raportohen probleme të theksuara.

Lexoni gjithashtu: 

Dëbora zbardh veriun e vendit, të gjitha akset të kalueshme pa zinxhirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026