Moti i keq në Elbasan lë 500 banorë pa energji elektrike, dëmtime në rrjetin e shpërndarjes

7 Janar 2026 | 12:29

Mbi 500 abonentë në Qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq dhe dëmtimeve të regjistruara në rrjetin shpërndarës.

Sipas informacioneve zyrtare, një defekt në Fidrin 2 të Nënstacionit “Përparim” ka sjellë ndërprerje të energjisë për 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze.

Probleme janë evidentuar edhe në zonën e Prrenjasit, ku dëmtimi i shtyllave të tensionit të mesëm, pas përplasjes së një automjeti, ka lënë pa energji elektrike rreth 390 abonentë në Radokal.

Ekipet teknike janë angazhuar në terren për riparimin e dëmtimeve, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se puna po vijon me intensitet dhe furnizimi me energji pritet të rikthehet në kohë të shkurtër.

Situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse në bashkëpunim me shtabin e emergjencave, për të garantuar normalizimin e shërbimit dhe sigurinë e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026