Moti i keq në Europë, në Itali 200 qytetarë të evakuuar

2 Korrik 2024 | 17:22

Moti i keq ka përfshirë një pjesë të shteteve të Europës. Në Itali, përmbytjet kanë detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 200 banorë.

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë shumë shtete të Europës duke shkaktuar përmbytje dhe probleme ne qarkullim.

Shumë rajone në  Austri, Zvicër, Poloni dhe  Slloveni kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Sipas parashikimeve të motit stuhitë e shoqëruara edhe me rrufe pritet të godasin edhe Italinë.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Zvicër si pasojë e përmbytjeve. Banorëve u është bërë thirrje të jenë në gjendje alerti dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Pjesa veriore e Italisë është duke përjetuar më shumë pasojat e motit të keq. Në shumë fshatra u ndërpre energjia elektrike për shkak të përmbytjeve,  në Piemonte u realizuan më shumë se 80 operacione shpëtimi, ndërsa më shumë se 200 qytetarë u evakuuan nga qyteza e Konjes.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026