Moti i keq në Korçë, probleme të izoluara në disa zona
Reshjet e rëna gjatë natës në qarkun e Korçës kanë shkaktuar disa problematika të izoluara. Në përgjithësi situata paraqitet e qetë dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Kështu bëhet e ditur nga komunikimi i fundit i strukturave vendore të mbrojtjes civile dhe institucioneve përgjegjëse, në orën 08:30.
Në Korçë raportohet prezencë uji në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig dhe Shamoll, në Njësinë Administrative Bulgarec. Ndërkohë, për shkak të prurjeve të shumta të një përroi, rruga që të çon drejt fshatit Denas, në Njësinë Administrative Lekas, është bërë e pakalueshme.
Në bashkitë Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec nuk raportohen situata emergjente apo dëme si pasojë e reshjeve.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Rajoni Qendër-Lindje, në aksin Lozhan-Moglicë ka pasur rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash. Po kryhen ndërhyrjet për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi vijon normalisht, me kufizime të përkohshme në zonat ku po punohet.
Nga Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit raportohet një çarje në argjinaturë në përroin e Oshticës, në zonën e Bilishtit. Ndërhyrja do të realizohet sapo të ulen prurjet e ujit. Lumi Dunavec ka prurje të konsiderueshme, por aktualisht nuk paraqet rrezik dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.
Sa i përket energjisë elektrike, OSHEE bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike janë lënë pa energji 502 abonentë në zonën e Nënstacionit Lozhan (Fideri 9), si dhe 1 abonent në Nënstacionin Leskovik (Fideri J07 – Farma Sotira). Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e furnizimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta