Moti i keq përfshin Kosovën, përmbytet Prishtina, Gjilani dhe Skënderaj

19 Korrik 2021 | 11:18

Komuna e Prishtinës u përmbyt gjatë pasdites së djeshme. Në disa lagje të saj pati vërshime uji duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Situata u normalizua në orët e vona të mbrëmjes. Në një reagim të Komunës së Prishtinës theksohet se përmbytja ka ardhur si pasojë e kapaciteteve të jo të mjaftueshme përthithëse të kanalizimeve në raport të intensitetin e lartë të reshjeve.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka kaluar në gjendje gatishmërie për të mbështetur komunën në rast nevoje.

Në ditët e fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme materiale edhe në komuna të tjera të Kosovës,  ku më të mëdha ishin në komunat e Gjilanit dhe Skënderajt.

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar mot me shi edhe gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashikohet dalje e lumenjve nga shtretërit, që mund të sjellë pasoja të rënda.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026