Mourinho nuk ka dilemë: Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
Trajneri i Romës, Jose Mourinho tha sot se braziliani Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, sipas mediave spanjolle.
“Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë karriera që zgjasin më shumë, dhe ata janë në krye për 15 vjet. Megjithatë, nëse flasim thjesht për talentin dhe aftësinë, askush nuk mund ta kalojë Ronaldon brazilian”, ka thënë Mourinho.
Ai kujtoi sezonin 1996/1997, kur punoi së bashku me Ronaldon në Barcelonë.
“E kuptova që Ronaldo është futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë në fushë. Më pas e pashë në Barcelonë me Bobby Robson. Lëndimet ia shkatërruan karrierën, e cila mund të ishte e pabesueshme”, tha Mourinho.
Ronaldo, 46 vjeç në karrierën e tij ka luajtur për Cruzeiro, PSV, Barcelona, Inter, Real, Milan dhe Corinthians. Ai përfundoi karrierën e tij si lojtar në vitin 2011. Ronaldo shënoi 62 gola në 98 ndeshje për kombëtaren braziliane.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta