Mozaiku i përkujtimit, ndërtohet muri në përkujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova në 1999

11 Prill 2021 | 09:25

Një grup i vogël qytetarësh u mblodhën këtë të shtunë në Bllacë për të përuruar murin përkujtimor kushtuar qindra mijëra shqiptarëve etnikë, të cilët u dëbuan nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999.

Për shkak të masave anti-covid, rreth 50 njerëz mund të merrnin pjesë në ceremoninë e organizuar në ish-kampin e refugjatëve Bllaca, pranë kufirit te Maqedonisë së Veriut, i cili dikur priti  440,000 njerëz që largoheshin nga represioni serb.

“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh Jahja Luka, përfaqësues i një shoqate refugjatësh.

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh  Sherife Ljuta.

Pjesë e mozaikut është pikërisht Sherife Ljuta, e cila ishte një refugjate e shfaqet duke i dhënë gji foshnjës së saj, ndërsa me mijëra refugjatë të tjerë ecin pas saj.

Shumë prej refugjatëve u transportuan me trena nga Kosova në Maqedoni të Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026