Muaji i Ramazanit, imami Haxhiu: Në iftar qytetarët do të jenë të kufizuar në numër

13 Prill 2021 | 12:53

Teologu Erjol Haxhiu, njëkohësisht edhe imam te xhamia në Pazarin e Ri në Tiranë u shpreh në Euronews Albania se edhe këtë vit në iftar qytetarët do të jenë të kufizuar në numër për shkak të përhapjes së virusit COVID-19.

“Besoj që këtë vit tek iftaret do të jemi në numër të kufizuar, me miq me shokë dhe të afërmit tanë familjarë”, u shpreh Imami.

Ai theksoi se të gjithë besimtarët që agjërojnë mund të bëjnë vaksinën anti-COVID.

“Vaksina që bëhet për COVID-in nuk e prish agjërimin”, tha imami.

“Agjërimi në të njëjtën kohë është edhe një luftë e individit për t’u bërë njëri më i mirë. Njeri i devotshëm do të thotë të kesh një lidhje të fortë më Zotin, të kesh kujdes ndaj trupit dhe shëndetit tënd dhe të kesh një marrëdhënie më të mirë edhe me të tjerët”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë nisin agjërimin nën masat anti-COVID

Ramazan me orë policore, myftiu i Korçës: Janë mundësitë për t’u respektuar masat anti-COVID

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026