Muaji i Ramazanit, Imzot Peragine uron besimtarët myslimanë: Argjërim të lehtë e të pranuar

19 Shkurt 2026 | 09:51

Imzot Giovanni Peragine përmes një mesazhi u është drejtuar besimtarëve myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit. Imzot Peragine iu ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim sa më të lehtë e të pranuar.

Ai gjithashtu ka theksuar se fillimi i Ramazanit ka përkuar me nisjen e Kreshmës duke e cilësuar një përkim të veçantë ku të dy komunitetet do të ecim paralelisht në një udhë reflektimi, vetëpërmbajtjeje dhe kthimi të zemrës drejt Zotit.

“Te dashur vëllezër dhe motra myslimane, Me ndjenja të thella respekti, vëllazërie dhe afërsie shpirtërore, ju drejtojmë urimet tona më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar argjërim të lehte e te pranuar, paqe në zemër, force ne përkushtimin tuaj fetar, shëndet dhe begati për ju dhe familjet tuaja.

Këtë vit, pikërisht sot, fillimi i Ramazanit përkon në mënyrë domethënëse me hyrjen e të krishterëve në kohën e Kreshmës, një periudhë e shenjte pendese, lutjeje dhe ripërtëritjeje të jetës shpirtërore. Ky përkim i veçantë i dy kohëve të shenjta na fton te dy komunitetet të ecim paralelisht në një udhë reflektimi, vetëpërmbajtjeje dhe kthimi të zemrës drejt Zotit.

Pikërisht sepse i hyjmë këtyre ditëve me një intensitet më te madh lutjeje dhe agjërimi, ndihemi të thirrur te lidhemi më fort ne lutje për paqen, për te mirën e qytetit tonë, për familjet tona, për të varfrit, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që përballen me vështirësi, pasiguri dhe vuajtje. Lutja e përbashkët, edhe pse e shprehur në forma të ndryshme, bëhet një zë i vetëm që ngrihet drejt Zotit për drejtësi, pajtim dhe shpresë.

Në këtë kohë të shenjte, vlerat që na bashkojnë – solidariteti, mëshira, respekti për tjetrin dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët – marrin një kuptim edhe më të thellë. Kjo është një kohë bashkimi vëllazëror, qe na përgatit te dy komunitetet për te qenë ndërtues te paqes dhe dëshmitarë të bashkëjetesës së mirë ne shoqërinë tonë.

Duke ju shoqëruar me lutje te sinqerta, urojme që ky Ramazan te jete për secilin prej jush një kohë drite, bekimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore, dhe të kontribuoje ne forcimin e paqes, harmonisë dhe mirësisë ndërmjet te gjithë bijve dhe bijave të vendit tonë”, shkruan Imzot Giovanni Peragine.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026