Muaji i Ramazanit, myftiu i Shkupit: Jemi të privuar që të falim në mënyrë kolektive namazin e sabahut
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur ramazani i dytë nën masa kufizuese për shkak të pandemisë se virusit Covid-19.
Besimtarët po përballen me Ramazan nën orë policore që pamundëson edhe kryerjen e riteve fetare nëpër xhami.
Shumica e besimtarëve kanë kërkuar lehtësim të masave, por qeveria ka vlerësuar se me këto kufizime do ruhet shëndeti i qytetarëve.
Edhe Bashkësia Fetare Islame ka bërë thirrje për respektim të protokolleve shëndetësore.
Ndërkohë myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili tha për Euronews Albania se aktualisht po kryen në xhami vetëm ritet fetare nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.
“Këtë vit ne jemi të privuar që të falim në mënyrë kolektive namazin e sabahut. Jemi të privuar edhe nga iftaret kolektive”, u shpreh ai.
Myftiu Ismaili theksoi se injektimi i vaksinës kundër COVID-19 nuk e prish agjërimin e besimtarëve myslimanë.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta