Muaji mbyllet me temperatura të larta, meteorologu Osmani: Shmangni orët e pikut

21 Qershor 2021 | 10:17

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha për Euronews Albania se java do të nisë me mot të kthjellët, përveç disa reshjeve të pakta në zonat malore.

Temperaturat do të vijojnë të jenë në rritje. Ditën e sotme vlerat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë Celcius, ndërsa pritet që mesi i javës të shënojë temperatura deri në 40 gradë Celcius.

Kjo vlerë termike, siç sqaroi dhe Osmani mund të tejkalohet duke qenë se po afrohen masa ajrore nga veriu i kontinentit afrikan dhe solli në vëmendje shmangien e orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 14:00.

“Këto vlera të larta do të shoqërohen edhe me prezencë të lagështirës duke bërë që të ndihen edhe më shumë vlerat termike gjatë kësaj jave në territorin shqiptar”, – u shpreh meteorologu Osmani, ndërsa theksoi se muaji do të mbyllet me temperatura të larta e kryesisht me mot të kthjellët.

Ndërkaq, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë prezencë të reshjeve por duke nisur nga e mërkura e në vijim në të dy shtetet do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026