Muaji prill pati tre herë më pak raste dhe viktima nga COVID-19
Pandemia në Shqipëri shënoi të dielën statistikat më të ulëta të dhjetë muajve të fundit duke dhënë idenë se situata është drejt qetësimit.
Autoritetet raportuan për një viktimë dhe 53 persona të diagnostikuar rishtazi me COVID-19. Një numër i tillë rastesh ditore nuk raportohej prej 1 korrikut, ndërsa hera e fundit që qe deklaruar vetëm një viktimë prej COVID-19 në 24 orë qe data 2 tetor.
Këto të raportime tregojnë për një situatë epidemiologjike të vënë nën kontroll, megjithatë ekspertët mbeten në gatishmëri dhe shprehen se periudha me grumbullime që nxiti fushata zgjedhore mund të sjellë shtime rastesh javët e ardhshme.
Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili raportoi se tashmë në Tiranë janë vetëm dy spitale që trajtojnë të sëmurët me COVID-19 nga katër që kishte deri dy muaj më parë. Sipas ministrisë janë 124 pacientë që po marrin trajtim, ku shumica e të shtruarve janë në spitalin Infektiv të QSUT-së.
Ekspertë si Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, janë të mendimit se nëse vijohet me këtë prirje dhe me ritmin e programit të vaksinimit, shumë shpejt situata mund të shkojë drejt normalitetit. Gjata tha për Euronews Albania se kjo ecuri i jep situatës optimizëm.
Prej 11 janarit e deri më sot, autoritetet kanë kryer rreth 500 mijë injeksione vaksinash, nga të cilat të paktën 21 mijë persona kanë marrë dy injeksionet e nevojshme duke u imunizuar nga COVID-19.
Të dhënat e përpunuara nga Euronews Albania konfirmojnë pretendimet e ekspertëve. Ato tregojnë se gjatë muajit prill pati 155 viktima dhe 5,679 raste të reja me COVID-19, shifra thuajse tre herë më pak se ato të muajit mars, që mbetet muaji me bilancin më të rëndë të pandemisë në Shqipëri.
Vlen të thuhet se gjatë muajit prill autoritetet kryen rreth 15 mijë teste më pak se muaji mars. Megjithatë pozitiviteti ra në mesataren 7.3% të të testuarve nga 19.5% që ishte muajin mars dhe 26.8% të muajit shkurt.
Kjo nënkupton se pavarësisht uljes së testeve, prirja e infeksionit ka qenë në ulje për shkak se pozitivë kanë rezultuar më pak persona.
Me këtë prirje gjatë muajit prill rastet aktive ranë me 12,773 duke shkuar në 18,617 nga 31,390 që ishin në fund të marsit. Për t’u theksuar është se 80% e rasteve aktive janë në qarkun e Tiranës.
Megjithëse situata duket optimiste ekspertët shohin përpara për të qenë gati për çdo rast të mundshëm, ku kryesisht pritshmëritë janë që javët në vazhdim të ketë rritje të rasteve si rrjedhojë e grumbullimeve që u regjistruan gjatë fushatës zgjedhore të muajit prill.
Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj, tha për Euronews Albania se prirja në rritje mund të zgjasë deri në mesin e muajit maj, por “nuk do të jetë e ngjashme me valët e kaluara muajt e shkuara”. Brataj siguroi se spitalet janë në gatishmëri dhe se sistemi shëndetësor e ka situatën nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grumbullimet gjatë fushatës, Skënder Brataj: Aktualisht situata nën kontroll, por të mos ulet vigjilenca
- Bie numri i të infektuarve, Gjata: S’mund të thuhet ende se është fituar imuniteti i tufës
- 500 mijë qytetarë të vaksinuar, Rama: Objektivi i radhës, një milion
- COVID-19 shkaktoi 439 viktima gjatë muajit mars, autoritetet kryen më pak testime
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta