Muhamet Hajrullahu: Certifikimi ose jo i kandidaturës së Kurtit sfidë për institucionet

17 Janar 2021 | 16:05

Gazetari Muhamet Hajrullahu komentoi për Euronews Albania situatën parazgjedhore në Kosovë ku tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit të kandidaturave për deputetë.

Duke analizuar listat e kandidatëve të dorëzuar së fundmi në KQZ, Hajrullahu tha se në përgjithësi ka dy tema që mbajnë pezull vëmendjen e opinionit publik, kandidimi i personave të inkriminuar në një anë dhe nga ana tjetër rasti i Albin Kurtit nëse ka apo jo ai të drejtë të jetë kandidat për deputet dhe kryeministër. Kjo e fundit sipas tij është çështja kryesore.

Çështja e Kurtit ka hapur mjaft debat në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se “askush i dënuar me vendim të formës së prerë, për më shumë se një vit burg, nuk mund të kandidojë për deputuet”. Sqarimi u bë në vendimin që rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit.

Hajrullahu theksoi se nuk ishte jurist, mirëpo shtoi se ka dëgjuar opinionet e shumë ekspertëve të cilët thonë se Kurtit i lejohet e plot të tjerëve që nuk i lejohet të kandidojë. Për këtë situatë të paqartë Hajrullahu tha se verifikimi i pozitës së Kurtit është një sfidë më vete për institucionet e zgjedhjeve dhe ato të drejtësisë, pasi bëhet fjalë për një të kandiduar për kryeministër e jo thjesht për deputet.

Për sa i përket verifikimeve të votuesve nga diaspora, ku KQZ ka vendosur t’i kontaktojë me telefonata votuesit, Hajrullahu tha se mund të ishte shfrytëzuar më mirë ana digjitale. Ai tha se problemet në lidhje me verifikimin do të harrohen, pasi tema më e madhe në diskutim në Kosovë janë certifikimi i kandidaturave për deputetë dhe kryeministrit Kurti.

Lexoni gjithashtu:

KQZ-ja pranon listat, tre kandidatë fovoritë për kryeministër dhe 1079 për deputetë në Kosovë

Kurti në krye dhe Osmani e dyta, VV publikon listën e kandidatëve për 14 shkurtin

Vendimi i Kushtetueses në Kosovë, Albin Kurti s’mund të kandidojë për deputet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026