“Mund të ketë rinumërim votash”, Avni Mustafaj: Rezultati në SHBA nuk do dihet ndoshta dhe për tri ditë

4 Nëntor 2020 | 13:56

Pas votës së hedhur, qytetarët amerikanë qëndrojnë në pritje të emrit të ri të presidentit, i cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme. Avni Mustafaj, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan tha për Euroneës Albania se demokratët janë disi të zhgënjyer për humbjen e Senatit.

“Ende po presim rezultat përfundimisht, por megjithatë demokratët janë pak të zhgënjyer për faktin që këtë kanë pasur pretendimin do të mbajnë kongresin, do fitojnë Senatin dhe do fitojnë edhe zgjedhjet presidenciale. Senatin nuk e kanë fituar dhe kjo është një humbje e madhe, sepse Senati ka ndikime shumë të forta”, tha ai. 

Numërimi i votave vijon edhe në ato shtete, të cilat konsiderohen përcaktuese për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Ai tha se të dyja kampet  thonë se do të fitojnë në këto shtet, por për z. Mustafaj këto janë spekulime dhe nuk ka ende një projeksion të qartë se kush do shpallet fitues.

“Në Pensilvani dhe Uiskons, ato vota që nuk janë numëruar do t’i shkojnë Biden, pak a shumë demokratët fitojnë më shumë në qytete se në fshatra. Të dyja palët thonë se jemi në pozitë më të fortë, por besoj se Biden është në avantazh, por megjithatë deri sa të numërohen kutitë janë spekulime’, tha ai.

Gjatë intervistës me gazetaren Bruna Çifligu, z. Mustafaj nuk e përjashtoi faktin që në shtetet ku gara është e ngushtë të ketë rinumërim votash. Ai shtoi se mbi këto premisa presidneti i ri i SHBA-së mund të konfirmohet vetëm pas tri ditësh. 

“Demokratë kanë përfituar shumë më shumë  nga njerëzit që kanë  fituar përmes postës. Po këtu problemi është se do ketë rinumërim në disa zona. Sepse shifrat janë shumë të afërta. Këto që nuk janë vendos ende, Uiskons, Pensilvani dhe Michigan, dhe disa nga këto mund të shkojnë në gjykatë. Ka mundësi që nuk do të dimë rezultatin ndoshta edhe dy apo tri ditë”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026