“Keni 100 ditë kohë”, kryeministri Rama paralajmëron ristrukturim të policisë së shtetit

8 Korrik 2021 | 10:21

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë policisë 100 ditë kohë për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore efikasitetin e punës së saj në të gjithë territorin.

Ai paralajmëroi se do të ketë lëvizje në të gjithë piramidën e uniformave blu, deri në nivel komisariatesh.

Gjatë një takimi me përfaqësues të policisë së shtetit, kryeministri e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e etikës së policisë në raport me qytetarët dhe rastet e shtuara të marrjes së ryshfetet dhe korrupsionin në radhët e uniformave blu. Sipas kreut të qeverisë, një pjesë e tyre duhen zhdukur nga policia e shtetit dhe duhet të dërgohen përpara drejtësisë.

“Patrullat e rendit, forcat ‘Shqiponja’, policia rrugore dhe policia kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë edhe shumë domethënëse brenda për brenda”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri e cilësoi të patolerueshme raste si ai i Sarandës, ku pak kohë më parë, dy persona mbetën të plagosur me armë zjarri në një lokal nate. Sipas tij, në atë rast duhej ndëshkuar i gjithë zinxhiri komandues i policisë, pasi në shkelje flagrante të ligjit kishin lejuar veprimtarinë e atij lokali pas orarit të lejuar.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonë bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orën policore, krijojnë hapësirë abuzivizmi që degjeneron deri në krisma e plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty. Jua them unë kush janë këta. Janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore që bëjnë ligjin, janë korruptuesit, abuzuesit më të mëdhenj me uniformën që tërheqin për hunde shefa komisariatesh e policë, duke i kthye në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm”, u shpreh kreu i qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026