VIDEO: Mungesa e një ure izolon një fshat të Kukësit sa herë bie shi

8 Janar 2021 | 15:32

Dhjetëra familje të fshatit Mgullë në njësinë administrative Malzi të Kukësit izolohen vazhdimisht sa herë ka reshje shiu. Ura me konstruksion metalik që lidh rrugën e vetme me zonat e tjera bëhet e pakalueshme pasi përroi i Sërriqës shton tejmase prurjet.

Përroi që kalon mes fshatit Mgullë dhe Shëmri derdhet në Liqenin e Fierzës. Ai buron nga mali i Munellës dhe mbledh ujërat e pjesës kryesore të malësisë përreth duke u fryrë vrullshëm sa herë ka reshje. Prurjet janë aq të mëdha sa uji vërshon mbi urën e vetme që lidh dy fshatrat.

Megjithëse është një përrua me prurje të mëdha kur ka reshje, fshati nuk ka pasur mbështetje me investim konkret për ta rregulluar. Ura aktuale, me vetëm një korsi, është me konstruksion metalik dhe veshje druri, çka e bën tejet të rrezikshëm kalimin për banorët sidomos në ditët e ngjashme me sot.

Në dy video të përcjella redaksisë digjitale të Euronews Albania shihet qartë ndryshimi në pak orë i situatës ku përroi Sërriqës kalon sipër urës.

Banorët, një pjesë e së cilëve kanë emigruar jashtë shtetit për shkak të vështirësive ekonomike, ankohen se situata nuk është e rastësishme vetëm ditët e fundit ku ka pasur shumë reshje, por ajo përsëritet gjithmonë.

Njësia administrative Malzi është ndër më të mëdhatë e Bashkisë Kukës, pasi përfshin 12 fshatra. Ajo ndodhet 30 kilometra në veriperëndim të qytetit të Kukësit, rreth 50 minuta larg me makinë në kushte normale të motit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026