Mungesa e pajisjeve spitalore në Ukrainë, aparate oksigjeni në shtëpi, ndihmë për pacientët me COVID

30 Nëntor 2020 | 20:31

Në Ukrainë atyre personave që u është dhënë mundësia, kryesisht pjesëtarë të shoqatave të bamirësisë, kanë filluar të shpërndajnë gjeneratorë oksigjeni falas në ndihmë të pacientëve me COVID-19, pasi ka një mungesë të kujdesit shëndetësor në spitale.

Kjo pajisje portative u siguron pacientëve një furnizim të pandërprerë të oksigjenit përmes një maske apo tubave të hundës. Oksigjeni filtrohet nga ajri i ambientit.

“Ti mund të marrësh një dokument nga një mjek, që thotë se një pacient në spital ka nevojë për oksigjen. Kjo pasi oksigjeni që shpërndahet nga spitali nuk është i mjaftueshëm. Pastaj dokumentin ma sjell mua dhe unë dërgoj gjeneratorin,” – u shpreh Lesya Lytvynova, bashkëthemeluese e shoqatës së bamirësisë “Ours”.

Momentalisht në Ukrainë të moshuarit të cilët rezultojnë pozitivë me COVID-19 duhet të presin të paktën një javë përpara se të shtrohen në spitale, pasi ka mungesë të shtretërve. Prandaj një pajisje e cila ofron oksigjen dhe që transportohet në shtëpi është zgjidhja më e mirë për këta pacientë.  

“Mamasë po i merret fryma dhe qan. Nuk di çfarë të bëj. Ajo më thotë se “përpiqem të marrë frymë po nuk mundem”. Dua ta ndihmoj, por s’mundem. Papritur pashë një reklamë në Facebook që thoshte se mund të marrësh një gjenerator oksigjeni. Mendova pse mos të telefonoj dhe të kontrolloj nëse ka ngelur ndonjë. Telefonova dhe më thanë që mund të vij ta marr pajisjen,” – tregoi Olga Sabatiye, një qytetare në Kiev.

Zakonisht niveli i oksigjen në gjak tek një person i shëndetshëm është nga 94 deri në 99%, ndërsa tek pacientët me COVID-19 oksigjeni në gjak pëson një ulje prej gati 30%. Prandaj një pajisje e tillë është tejet e nevojshme për të prekurit e pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026