Mungesa e teatrove privatë, Andi Tepelena: Duhet të ekzistojnë, konkurrenca rrit cilësinë
Skenat private në Shqipëri, sidomos ato teatrore janë të rralla, dhe koha ka treguar se secili sipërmarrës që ka tentuar të sjellë një ambient kushtuar artit, i ka kushtuar monetarisht dhe nuk kanë jetuar gjatë.
Dy teatro, ai i Roland Trebickës i hapur në 2019-ën dhe Teatri Kame i ndërtuar në 2005, janë mbyllur për shkak të mungesës së shfaqjeve teatrale.
“Përpjekje të cilat dështuan për fat të keq. Unë nuk kam pasur një mbështetje financiare për ta kthyer në një sipërmarrje të qëndrueshme këtë gjë”, u shpreh Andi Tepelena, përfaqësues i skenës së pavarur kulturore.
Për të, ekzistenca e teatrove privatë është e domosdoshme, pasi rrit konkurrencën dhe cilësinë e shfaqjeve.
“ Mbi të gjithë konkurrenca i bën mirë çdo lloj arti”, tha ai më tej.
Sa i takon galerive private ku ekspozohet arti pamor, fati i tyre nuk i ngjan atij të teatrove. Shumë prej tyre janë bërë një skenë e rëndësishme e ekspozimit të veprave.
Për Tepelenën realizmi i një ekspozite ka një kosto më të ulët se sa krijimi i një vepre teatrale që kërkon buxhet më të madh për skenografinë, kostumografin, efektet dhe një grup më të madh për realizimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona