Murati: Minishengeni zhduk kufijtë e Kosovës ende pa i njohur ato
Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati deklaroi, të enjten, se nisma e minishengenit Ballkanik rrezikon të zhdukë edhe më shumë kufijtë e Kosovës, kur Serbia ende nuk i njeh ato.
“Në aspektin politik përderisa ne nuk kemi trajtim të barabartë reciprok me shteteve nuk mund të flasim për nisma të tilla që zhdukin kufijtë ende pa u njohur ato,” u shpreh Murati në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania.
Sipas tij, për Kosovën kjo marrëveshje nuk ka as përfitim ekonomik dhe as politik. Murati tha se Vetëvendosja do të pranonte një bashkëpunim rajonal “për aq kohë sa kemi trajtim të barabartë si shtet”.
“Ne mbështesim bashkëpunimin rajonal. Por jo në interesa të shteteve që kanë qasje armiqësore dhe në zëvendësim të strategjive dhe orinetimit të BE”, theksoi Murati.
Sipas deputetit të Vetëvendosjes, minishengenin forcon ekonomikisht vetëm Serbinë.
“Vendet e rajonit përmes minishengeninponi po i hapin dyert Serbisë. Minishengeni i siguron Serbisë shtrirje ekonomike dhe e forcon atë ekonomikisht.”
Murati tha se Kosova nuk mund të pranojë dot një marrëveshje që u nënshkrua në Novi Sad:
“Ne si popull shqiptar nuk e kemi këtë interes: të forcojmë një shtet që ka qasje kundërshtare ndaj shtetit shqiptar”.
Murati thekson se miniShengeni nuk duhet të zëvendësojë integrimin e BE-së:
“Problemi i dytë ka të bëjë me paralelizimin që i krijohet integrimit në BE. Ne si popull duhet të kemi synim anëtarësim në BE dhe jo të anëtarësohemi në nisma të tilla që ta zëvendësojmë”.
Vetëvendosja dhe ish-kryeministri Albin Kurti e kanë kundërshtuar publikisht projektin për krijimin e një minishengeni Ballkanik.
Gjatë një vizite në Tiranë, Kurti deklaroi se për Kosovën dhe për të ka vlerë të flitet për macroshengenin Shqipëri-Kosovë dhe jo për atë me Serbinë.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit