Musk në kabinetin e Trump, presidenti: Kush nuk e do Elon, le të dalë jashtë!

26 Shkurt 2025 | 19:40

Anëtarë të kabinetit të Donald Trump janë mbledhur për herë të parë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në prani edhe të këshilltarit miliarder të presidentit, Elon Musk.

Mes zyrtarëve spikat prania e sekretarit të Shtetit, Marco Rubio; atij të Mbrojtjes, Pete Hegseth; sekretares për sigurinë e Brendshme, Kristi Noem dhe prokurorja e përgjithshme Pam Bondi. Në fjalën e tij, Trump ka mbrojtur praninë e Musk.

“A është ndokush i pakënaqur nga prania e Elon? Nëse jeni do t’ju nxjerrim jashtë që këtej”, ka thënë Trump, i cili është duartrokitur. Ndërkohë, një grup ligjvënësish amerikanë janë mbledhur gjithashtu për të hetuar shkurtimet e ndihmave të bëra nga i ashtuquajturi Departamenti për Efiçencën Qeveritare, të drejtuar nga Musk.

Ata e kanë konsideruar pjesëmarrjen e tij në grupimin e kabinetit si të paprecedent.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026