Mustafa i përgjigjet ftesës së Kurtit dhe Osmanit: LDK ka qenë gjithmonë e hapur për dialog
Kryetari në ikje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se do të jenë të hapur për biseda dhe dialog në konstituimin e institucioneve.
Duke iu përgjigjur ftesës së djeshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Mustafa tha se nuk sheh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, LDK nuk është parti e barrikadave.
“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me mollotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët. Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit, por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”, thotë Mustafa për KosovaPress.
Mbrëmjen e djeshme, në dyert e tri partive parlamentare shqiptare, PDK, LDK, AAK, si dhe komuniteteve, shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta