Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë së re, mund të mbahet të dielën

29 Maj 2020 | 14:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të thirret nesër, ose më së largu deri të hënën. Mustafa tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë ai i prituri dhe se do të respektojnë çdo vendim të saj.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai.

Këto komente Mustafa i bëri para selisë së LDK-së, ku tha se do të zhvillojë një takim konsultativ me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin dhe Shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026