Mustafaj: Reforma në drejtësi ende nuk ka prodhuar rezultate serioze
Në raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, Deparatamenti Amerikan i Shtetit tha se vendi ynë ka korrupsion të përhapur në të gjithë shtetin, ku problem mbetet pavarësia e gjyqësorit dhe mungesa e ndëshkueshmërisë.
Ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese, Dardan Mustafaj tha në një intervistë për “Euronews Albania” se reforma në drejtësi ende nuk ka prodhuar rezultate serioze, pasi zyrtarë të nivelit të lartë nuk janë ndëshkuar për korrupsion.
“Institucioneve të reja të drejtësisë i është dhënë pavarësi, por nuk është krijuar ajo që pritej, pra ndëshkim i zyrtarëve në nivele të larta”, tha ai.
Për Mustafajn, arrestimi i disa minstrave është një arritje, por sërish nuk është e mjaftueshme pasai nuk beson se një ministër mund të veprojë vetë pa dijeninë e kreut të qeverisë.
Sipas tij, në Shqipëri çdo gjë është politike dhe shumë gjyqtarë mund t’i bëjnë favore pushtetit sepse mund të shpërblehen.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta