Mutacioni anglez i COVID, Ilir Alimehmeti: Mund të ketë raste edhe në Shqipëri, por nuk na shqetëson
Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh në Euronews Albania se në Shqipëri javët e fundit ka një rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19.
“Rënia është në mënyrë të vazhdueshme, u bë një muaj e gjysmë që ky indikator është në rënie. Gjithashtu është në rënie indikatori i shtrimeve spitalore”, u shpreh ai.
Mjeku Alimehmeti theksoi se duke qenë se javët e fundit situata e pandemisë është qetësuar disi, bën sens edhe lirimi i masave anti-COVID.
“Në Shqipëri kemi një rast kur numrat janë në rënie. Në Shqipëri që kemi një ulje numrash dhe bën sens lirimi i masave”, tha ai.
Sa i përket variantit të ri të virusit që u shfaq në Britaninë e Madhe, ai tha se nuk duhet të na shqetësojë, pasi nuk shkakton më shumë dëme nga ai i pari.
Teksa u pyet se a ka të infektuar në Shqipëri me këtë mutacion, ai tha se edhe mund të ketë.
“Edhe mund të ketë, por nuk na shqetëson. E para nuk është vënë re që ky mutacion të shkaktojë më shumë dëm, më shumë sëmundje dhe vdekshmëri, askund”, tha ai.
“Ajo që është e sigurt është që vaksina nuk ka ndryshim e in-aktivizon edhe këtë variant, njësoj si variantin e mëparshëm”, përfundoi mjeku.
Lexoni gjithashtu:
Mbi 600 raste të reja me COVID-19, humbin jetën pesë persona
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta