Mutacioni i ri i COVID, nga Rinasi vijojnë fluturimet me Britaninë e Madhe, RMV anulon udhëtimet

21 Dhjetor 2020 | 11:23

Shfaqja e variantit të ri të koronavirusit në disa shtete evropiane kanë detyruar autoritetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të rrisin vigjilencën dhe masat në aeroportet përkatëse. Kjo edhe për faktin se fundviti dhe festat kulmojnë me ardhjen e mijëra qytetarëve nga vendet ku jetojnë pranë familjeve të tyre.

Gazetari Merin Maçi raportoi nga aeroporti “Nënë Tereza” se autoritetet shqiptare ende nuk kanë marrë një vendim për fluturimet me Britaninë e Madhe. 

 “Nisur edhe nga varianti i ri koronavirusit në Britaninë e Madhe, sipas informacioneve nga zyra e shtypit në aeroportin ‘Nënë Tereza’ deri më tani nga ana e autoriteteve shqiptare nuk ka një vendim për të ndaluar fluturimet drejt Britanisë, apo nga Britania drejt vendit tonë. Ditën e sotme janë kryer nga Britania drejt Shqipërisë 1 fluturim. Ditën e nesërme në orët e para të mëngjesit pritet të zhvillohen edhe 3 fluturime të tjera dhe vendimit pritet t’i mbetet Komitetit Teknik të Ekspertëve”, u shpreh gazetari Merin Maçi.

Ndërsa nga Kosova, gazetari Jeton Musliu raportoi se në aeroportin e Prishtinës vijojnë që të respektojnë masat anti-COVID. 

“Aeroporti i Prishtinës nuk ka një fluturim të drejtpërdrejt drejt Londrës, por vetëm me lidhje të tjera. Megjithatë aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ka vazhduar t’i respektojë masat e ndërmarra për shkak të pandemisë. Këto masa vazhdojë të respektohen”, tha ai.

Sakaq, Maqedonia e Veriut ka anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. 

Zyrtarisht, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev, ka njoftuar se janë pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.

Ndërkohë qytetarët që udhëtojnë nga Britania e Madhe drejt Shkupit do të hyjnë në karantinë 14-ditore.

 “Një fluks i shtuar në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit. Mëngjesin e sotëm qeveria ka vendosur që të ndalojë të gjitha fluturimet drejt Britanisë së Madhe për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit. Nga ana tjetër nuk ndalohen fluturimet nga Britania e Madhe drejt RMV, por këta persona që futen në këtë shtet, do t’i nënshtrohen masës për izolim prej 14 ditësh”, raportoi gazetari Benjanim Arifi.

Lexoni gjithashtu:

Lloji i ri i COVID-19 izolon Mbretërinë e Bashkuar, shtetet evropiane ndalojnë udhëtimet me britanikët

Përhapja e variantit të ri të COVID-19, Britania shtrëngon masat për Krishtlindje

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026