Muzeu ‘Den Gamle By’ fiton çmimin prestigjioz Muzeu Evropian i Vitit 2026

14 Qershor 2026 | 14:17

Muzeu i hapur i historisë urbane dhe kulturës, Den Gamle By, në Danimarkë është shpallur fitues i çmimit prestigjioz Muzeu Evropian i Vitit 2026 (EMYA). Çmimi iu dorëzua institucionit kulturor gjatë ceremonisë së zhvilluar në Bilbao, ku juria e vlerësoi për inovacionin, rëndësinë shoqërore dhe ndikimin e tij në sektorin muzeal evropian.

Gjatë prezantimit të çmimit, bashkëkryetarja e jurisë, e cilësoi muzeun si një institucion pionier që ndërthur mjediset historike dhe bashkëkohore urbane për të trajtuar çështje të rëndësishme të kohës sonë, si migrimi, qëndrueshmëria dhe drejtësia sociale.

I vendosur në Aarhus, qyteti i dytë më i madh i vendit, Den Gamle By u ofron vizitorëve mundësinë të udhëtojnë nëpër më shumë se 400 vjet histori përmes ekspozitave interaktive dhe gjithëpërfshirëse. Muzeu përfshin mjedise të rindërtuara nga periudha të ndryshme, nga viti 1600 deri në vitin 2014, duke sjellë në jetë përditshmërinë e brezave të ndryshëm.

Një nga arsyet kryesore të vlerësimit ishte angazhimi i muzeut ndaj qëndrueshmërisë mjedisore. Juria vuri në dukje nismat për ruajtjen e varieteteve tradicionale të bimëve, organizimin e kurseve të kopshtarisë dhe punëtorive për riparimin e veshjeve dhe ndërtesave, si pjesë e edukimit të komunitetit për praktika më të qëndrueshme.

Sipas komitetit të çmimeve, vullnetarët luajnë një rol të rëndësishëm në aktivitetet e muzeut, duke kontribuar me përvojat dhe njohuritë e tyre, ndërsa projektet pjesëmarrëse e lidhin institucionin ngushtë me jetën qytetare.

Ceremonia e 50-të e ndarjes së çmimeve të Muzeut Evropian të Vitit do të zhvillohet më 30 maj 2027 në Bernë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026