“Muzika për të gjithë”, 28 këngëtarë në koncertin vokal-instrumental në Tiranë

13 Tetor 2024 | 12:47

Edukimi dhe pasioni për muzikën bashkoi mbi 28 këngëtarë, instrumentistë dhe artistë të njohur nga Shqipëria dhe vende të tjera në Universitetin e Arteve.

Performanca nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Bujar Alliu ofroi një repertor të zgjedhur duke përfshirë muzikë shqiptare, vepra klasike botërore, dhe pjesë muzikore të njohura latine dhe moderne.

Për 70 minuta, spektatorë miq dhe familjarë të artistëve, studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Muzikës shijuan dhe duartrokitën performancën.

Muzika i bashkon njerëzit pavarësisht kombësisë, racës, gjinisë, moshës.

Pikërisht ky mesazh u transmetua edhe gjatë këtij koncerti, duke u bërë pjesë e rrjetit FOSTER në Ballkanin Perëndimorë, që në vendin tonë mbështetet nga Komiteti i Helsinkit, për të transmetuar sa më shumë vlera humane dhe pasuruar jetën artistike.

“Muzika për të gjithë” është lëvizje artistike dhe sociale në gjithë botën, e cila tashmë hapi siparin e saj edhe në Shqipëri në kujdesin e Profesoreshës së Fakultetit të Muzikës, Drejtore Projekti  Armira Kapxhiu, Dirigjentit Profesor Bujar Alliu.

Në prezantimin e moderatores Aida Kapxhiu performuan instrumentisti Italian Samuel Pogi, pianistet Ana Kaçinari, Ardita Bufaj, Gysi Teqja, dirigjenti Italian Fabio rroki

Po ashtu u dëgjuan dhe zërat e artistëve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Zvicra si dhe Enajda Fasko, Fiona Thaçi, Nada bregu dhe Verona Kryeziu.

Ky koncert tregoi fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit nga kultura të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026