‘Na sulmojnë banditë me pushtet’, akuzat e viktimës së atentatit në Shkodër
Ismet Çekorja, viktima e atentatit të ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës, është shprehur disa ditë më parë, se banditë të veshur me pushtet kanë sulmuar familjen e tij.
Këtë deklaratë, ai e dha për “Euronews Albania”, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në atentatin ndaj Alban Brucit.
“Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit`, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet, se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh ai.
Sipas tij, i biri, mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati, ndodhej në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë.
Çekorja tregoi se prej tri vitesh Policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij, pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.
Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.
25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe Tonato Fushën.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta