‘Na ulni çmimin e kafes dhe hapni kalçeton’, kërkesat e të burgosurve të Peqinit
Rreth 165 të dënuar në Burgun e Peqinit prej disa ditësh tashmë kanë refuzuar të ushqehen, pasi kërkojnë amnisti të përgjithshme si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Kërkesat e të burgosurve të Peqinit i janë paraqitur autoriteteve përmes përfaqësuesit të tyre ligjor, Saimir Vishaj.
Letra që z. Vishaj u ka dërguar autoriteteve është siguruar nga Euronews Albania dhe në të përfshihen kërkesa të karakterit legjislativ, ekonomik dhe administrativ.
Të burgosurit e Peqinit kërkojnë ndër të tjera ndryshimin e burgimit të përjetshëm dhe përcaktimin deri në 20 vite burgim, uljen e çmimit të kafes, hapjen e një kalçetoje, ushqim më cilësor më shumë telefonata me familjarët.

Në listën e kërkesave të të dënuarve është edhe ajo që të punësuarit e dënuar në kuzhinë të jenë edhe myslimanë dhe të krishterë.
Keqmenaxhimi i situatës në burgun e Peqinit solli edhe shkarkimin pak ditë më parë të drejtorit të këtij institucioni, Bukurosh Malluta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta