Naftëtarët e Ballshit në grevë, Sokol Dautaj: Jemi rrugëve dhe pa asnjë përkrahje ekonomike

29 Shtator 2020 | 07:41

Naftëtarët e Ballshit nisën dje grevën e urisë, pasi protestat e tyre, në kërkim të pagave të prapambetura, nuk gjetën zgjidhje. Ata zhvilluan një protestë para ambienteve të Uzinës së Përpunimit të Naftës, ndërsa në 17 shtator protesta e tyre u zhvendos para Ministrisë së Infrastrukturës, ku edhe u përplasën me policinë.

Euronews Albania komunikoi me kreun e Shoqatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili tha se greva vazhdon deri në zgjidhjen e situatës. Ai u shpreh se naftëtarët janë kapluar nga stresi dhe ankthi pasi janë të papunë dhe nuk kanë të ardhura për të përmbushur nevojat e përditshme.

“Sot ndodhemi në ditën e ditë të grevës së urisë. Ndikon shumë stresi dhe ankthi mbi çfarë do të bëhet me fatin e naftëtarëve në rafinerinë tonë”, tha ai.  

Ai tha se deri tani nuk kanë marrë asnjë garanci për kërkesat e tyre.

“Deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë lloj kontakti. Flasim kontakte me persona që duhet t’i japim zgjidhje këtij problemi. Ne këtë radhë i kemi qartësuar kërkesat tona deri në atë pikë që kemi pranuar të mbyllet edhe rafineria nëse e shohin se nuk ka të ardhme. Le të na likuidojnë pagat tona të prapambetura, pagat të cilat i kemi fituar me gjyq. Kemi një vit, që naftëtarët janë në rrugë, janë pa punë dhe pa asnjë lloj mbështetje ekonomike dhe financiare. Shpresonim që problemet tona do të zgjidheshin që pas grevës që bëmë në shkurt’, shtoi  Dautaj.

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve tha se janë mbi 800 persona, që kërkojnë të drejtën e tyre të fituar me vendim gjykate.

“Ne kemi vendosur me që ambienti është i vogël, rreth 10 persona janë në grevë. Kjo jo se për arsye të numrit të naftëtarëve që janë të gatshëm të hyjnë në grevë, por kjo është një simbolikë, sepse 800 naftëtarë janë në grevë, i gjithë qyteti është në grevë. Zgjidhja jonë është ekonomike dhe nuk kemi kërkuar gjë tjetër’, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Naftëtarët në grevë urie, pas dy javë protestash për rrogat e prapambetura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026