Eksperti i ekonomisë Çoçoli ofron dy zgjidhjet për situatën e naftëtarëve të Ballshit
Në një intervistë për Euronews Albania Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie foli rreth protestës se naftëtarëve duke e krahasuar situatën e tyre si një patate të nxehtë që ka shteti u kalua në duart e privati.
Sipas tij shteti i ka larë duart me rafinerinë por përgjegjësia morale dhe juridike është në strukturat e tij.
“Shteti thotë unë juridikisht jam në rregull dhe kjo është e vërtetë sepse ka shitur dhe 15% të pjesës së tij dhe ajo tani është një kompani tërësisht private the thotë “vrisni veten” ju naftëtarë”,- tha ai Çoçoli teksa e pyet se përse nuk po jepen pagat e naftëtarëve.
Papërgjegjshmërinë ekstreme të shtetit eksperti i ekonomisë nuk ja adreson vetëm situatës aktuale por edhe faktit që është lejuar që kompania private të akumulonte aq shumë detyrime dhe borxhe përkundrejt shtetit.
Sa i përket një zgjidhje optimale ai propozoi se mund të marret përsipër të paguhen të gjitha rrogat e prapambetura dhe kësisoj shteti të bëhet kreditor.
Përpjekjet e kryeministrit sa i përket bisedave me presidentin e Azerbajxhanit Çoçoli nuk i hodhi poshtë dhe sqaroi se ka dy metoda që mund ta rregullojnë situatën.
Së pari ai përmendi se Azerbajxhani duhet të gjejë një kompani të aftë për të menaxhuar rafinerinë dhe për ta marrë me qira. Ndërkaq duhet lidhur dhe marrëveshja me Bankers, ku hyn në lojë dhe roli rregullator i shtetit sa i përket kësaj marrëveshje.
Sidoqoftë Çoçoli e konsideroi këtë një zgjidhje të situatës që merr kohë dhe theksoi se zgjidhja më optimale e mundshme në mënyrë që situata të mos agravojë është fillimi me pagesat e naftëtarë nga ana e shtetit.
Greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ka hyrë në javën e tretë, ndërsa ende nuk ka asnjë sinjal për hedhjen e 26 pagave të prapambetura.
Lexoni gjithashtu:
Naftëtarët bllokojnë rrugën, përshkallëzon greva në Ballsh, paralajmërohet hyrja në uzinë
Naftëtarët kërcënojnë: Nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona, nesër do të hyjmë në Rafineri
Dita e 15-të e grevës së urisë, naftëtarët të shqetësuar nga neglizhenca e autoriteteve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta