Naftëtarët pranojnë ofertën, Dautaj: Ishim të detyruar. Rama: Pa humbur kohë do kalojmë në veprim

10 Nëntor 2020 | 09:57

Naftëtarët kanë pranuar ofertën e propozuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama për një mbështetje financiare nga ana e qeverisë.

“Ishim të detyruar të pranonim ofertën e kryeministrit Rama,” kështu u shpreh për Euronews Albania, kryetari i Sindikatës së naftëtarëve në Rafinerinë e Ballshit, Sokol Dautaj i cili tashmë e deklaron të mbyllur grevën e urisë.

Sipas Dautaj, kryeministri u ka premtuar një pagë mbështetëse deri në momentin që do të vijë një investitor tjetër për të rivënë në punë rafinerinë e Ballshit. Nga njëra anë, naftëtarët kanë dalë të pakënaqur nga greva, pasi kryeministri nuk ka pranuar fare të diskutohet për pagat e prapambetura.

Por ajo që u ka ndezur më shumë shpresat e naftëtarëve, është fakti se kryeministri u ka premtuar se do të dalë garant për investitorët që do të vijnë.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter është shprehur i kënaqur me vendimin e marrë nga naftëtarët dhe garantoi se shumë shpejt do nisë puna për ta bërë realitet premtimin,

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!” shkroi Rama në Twitter.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026