Napoli në festë, tifozët festojnë në rrugët e qytetit triumfin në Kupën e Italisë
I ndaluan të futeshin në stadium, por kjo nuk i pengoi që të shpërthenin në festë në rrugët e qytetit.
Tifozët e Napolit festuan triumfin në kupën e Italisë pa u shqetësuar aspak për distancimin fizik.
I gjithë qyteti ishte në delir pas suksesit për herë të gjashtë në kupën e Italisë.
Për sa i takon ndeshjes koha e rregullt nuk prodhoi fitues pasi u mbyll në barazim pa gola. Në llotarinë e 11 metërshave napolitanët u treguan më të saktë duke mos gabuar në asnjë rast dhe ngritën lart trofeun e kupës.
Për bardhezinjtë gabuan që në fillim Dybala dhe Danilo dhe kjo e bëri akoma më të vështirë misionin e zonjës së vjetër për të fituar trofeun e parë sezonal.
Një natë tjetër larg pritshmërive për Cristiano Ronaldon, i cili nuk arriti të ndihmonte bardhezinjtë të fitonin kupën e italisë.
Një fitore kjo e merituar e napolitaneve që e kërkuan më shumë se kundërshtarët fitoren. Një meritë në këtë aspekt ka edhe trajneri Gennaro Gattuso që i ka dhënë skuadrës grintën që i mungonte.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta