Napoli përmbys 2-1 Juventusin, nisja më e dobët e sezonit për bardhezinjtë
Me dy gola në pjesën e dytë, Napoli i Luciano Spallettit arriti të përmbysë 2-1 Juventusin e Massimiliano Allegrit. Për bardhezinjtë kjo është humbja e dytë radhazi pas asaj me Empolin.
Në stadiumin “Diego Maradona” në ndeshjen e vlefshme për javëne tretë të Serie-A, Napoli e pa veten në disavantazh pas një gafe të mbrojtësit Manolas, Alvaro Morata shënoi për Juventusin në vetëm 10 minuta lojë.
Megjithatë ky rezultat i pjesës së parë u arrit të përmbysëj në të dytën. Si fillim Politano e më pas mbrojtësi Koulibaly në minutën e 85-të vulosën një përmbysje domethënëse për napolitanët, të cilët marrin përkohësisht vendin e parë me 9 pikë.
Për Juventusin ky është një nga fillim-sezonet më të vështira të dhjetëvjeçarit të fundit, pasi bardhezinjtë bëjnë tre javë pa fitore – 2-2 me Udinesen, o-1 me Empolin.
Kjo është hera e dytë që Juventus dështon të fitojë një nga tre ndeshjet e para të sezonit në Serie-A në 52 sezonet e fundit – për herë të parë në sezonin 2015-2016.
Për Spallettin fitorja ndaj Juventusit vlen shumë pasi e bën atë trajnerin e dytë në historinë e Napolit, pas Rafa Benitezit (sezoni 2013-2014), që fiton tre ndeshjet e para në Serie-A.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta