NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës, pritet të jenë dëshmimtarë të një eklipsi të unik diellor

5 Prill 2026 | 16:28

NASA ka njoftuar se ekuipazhi i Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës. “Reid (Wiseman), Victor (Glover), Christina (Koch) dhe Jeremy (Hansen) tani janë më afër Hënës sesa Tokës”, tha Kryetari i Ekipit të Menaxhimit të Misionit, John Honeycutt.

Gjatë fluturimit të hënën, ekuipazhi pritet të dëshmojë një eklips të rrallë diellor 53 minutësh nga hapësira e thellë, duke ofruar një perspektivë unike për misionin.

“Dielli do të kalojë pas Hënës nga perspektiva e tyre, duke krijuar një eklips diellor që është shumë unik për këtë mision”, tha Drejtuesja e Operacioneve të Fluturimit Shkencor të Artemis, Dr. Kelsey Young.

Zyrtarët thonë se misioni është një hap kyç drejt një pranie njerëzore afatgjatë përtej Tokës.

“Shpresoj që njerëzit të thonë se kjo bëri të mundur një prani të vazhdueshme në Hënë, se ne tani jetojmë dhe punojmë rregullisht në Hënë pas 50 vitesh”, tha Drejtori i Fluturimit të Ngjitjes Artemis II, Judd Frieling.

“Ekuipazhi ndihet mjaft mirë këtu lart në rrugën tonë për në Hënë”, tha astronauti Jeremy Hansen. “Njerëzimi ka treguar edhe një herë se çfarë është i aftë të bëjë.”

“Mund ta shihni të gjithë globin nga poli në pol, mund ta shihni Afrikën, Europën dhe, nëse shikoni nga afër, dritat veriore”, tha komandanti i Artemis II, Reid Wiseman, në një transmetim live nga hapësira, duke përshkruar momentin kur ekuipazhi pa Tokën si një të tërë. “Ishte momenti më spektakolar i jetës sonë”, u shpreh ai, duke theksuar se Toka dukej e mrekullueshme nga lart.

Kapsula me të katër astronautët pritet të arrijë pranë Hënës më 6 prill. Pamjet jashtë dritareve të tyre do të bëhen gjithnjë e më frymëzuese dhe të bukura.

Ndërsa ekuipazhi i Artemis II i NASA-s nuk do të bëjë një ulje në Hënë, misioni i tyre do të hapë rrugën për hapat e ardhshëm njerëzorë në sipërfaqen hënore. NASA thotë se gjatë këtij misioni, ekuipazhi do të “analizojë dhe fotografojë tiparet gjeologjike”, të cilat do të ndihmojnë misionet e ardhshme për të eksploruar rajonin e Polit Jugor të Hënës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026