Nata e parë e Festivalit të Kanës, yjet e kinemasë parakalojnë në tapetin e kuq

18 Maj 2022 | 14:03

Pas dy vitesh edicione të kufizuara për shkak të pandemisë, Festivali i Filmit në Kanë është rikthyer lavdishëm për 75-vjetorin e tij.

Në tapetin e kuq ku parakaluan modele dhe ikona të kinematografisë.

Yje të Hollivudit si Julianne Moore, apo producentë europianë si Marko Bellokio kaluan në shëtitoren Kroisete.

Qyteti i Kanës është si magjepsës ashtu edhe artistik.

Pas Xhodi Foster, vitin e kaluar ‘Palma e Artë’ i shkoi Forest Uhitaker, jo vetëm për talentin e tij si aktor, por edhe për punën si producent. Filmi i tij i fundit mbi Sudanin Jugor po shfaqet në një edicion special.

Nën vëzhgimin e organizatorëve të festivalit, juria e kryesuar nga aktori Vincent Lindon përshkoi tapetin e kuq përpara nisjes së maratonës së 21 filmave në garë për ‘Palmën e Artë’.

Jashtë konkursit ishte filmi “Final Cut”, një komedi franceze me regji të Michel Hazanavicius, i cili parakaloi i shoqëruar nga gjithë aktorët.

Realiteti në Europën Lindore e zëvendësoi zhanrin ‘fiction’ me sulmin rus në Ukrainë dhe presidentin Zelenski që mbajti një fjalim përpara 2.500 mysafirëve.

Ai foli për kinemanë, që dikur ka qenë një mjet propagande, por edhe një mjet për lirinë si filmi “Diktatori i Madh” i Çaplin.

“Festivali i Filmit në Kanë po feston 75-vjetorin e tij me një stil të veçantë, që tregon rininë e përjetshme të kinemasë. Për 12 ditë, një ortek yjesh do të kalojnë në shëtitoren e qytetit dhe filma nga e gjithë bota do të ofrojnë një vizion global mbi krijimtarinë artistike dhe gjendjen ku ndodhet bota sot, pasi kinemaja nuk është kurrë larg realitetit”, tha gazetari i Euronews, Frédéric Ponsard.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026