Natasha Ahmetaj shpjegon se pse u zgjodh portreti i Asdrenit në kartëmonedhën 10 mijë lekëshe

16 Qershor 2021 | 17:00

Në muajin korrik, për herë të parë në treg do të hidhet në qarkullim kartëmonedha 10 mijë lekëshe, dhe njëherazi do të prodhohet edhe një seri e re  me prerje 1000 lekë. Për të folur më gjerësisht mbi arsyet e prodhimit të këtyre kartëmonedhave, e ftuar në Euronews Albania ishte zv. guvernatorja e BankësShqipërisë, Natasha Ahmetaj.

Ajo tha se kjo seri kartëmonedhash prëbën rikonfigurimin e serisë ekzistuese dhe vendimi për këtë është marrë që në vitin 2014. Dy kartëmonedha të rinovuara hynë në qarkullim në vitin 2019 dhe pas prodhimit të kartëmonedhave në muajin korrik, pritet të hidhen në qarkullim edhe dy të tjera gjatë këtij viti ose gjatë vitit të ardhshëm.

“Procesi i vendimmarrjes, i dizenjimit, i konceptimit dhe i prodhimit kërkon disa vite”, u shpreh znj. Ahmetaj.

Natasha Ahmetaj tha se një ndër arsyet kryesore për rikonfigurinim e kartëmonedhave është çështja e sigurisë, pasi versionet e reja janë më të lehta për t’i identifikuar dhe më të vështira për t’u falsifikuar. Sipas znj. Natasha, kjo vlen falë teknologjisë së avancuar që është përdorur gjatë prodhimit të tyre.

Znj. Natasha tha se origjinaliteti i këtyre dy kartëmonedhave mund të dallohet përmes shikimit, prekjes dhe lëkundjes së kartëmonedhës. Pikërisht këto tri elementë të kartëmonedhave do i bëjnë ato shumë të vështira për t’u falsifikuar.

“Mund t’i përmbledh në tre grupe elementët e sigurisë që këto kartëmonedha të reja kanë të implementuara dhe që do t’i bëjnë ato shumë të vështira për t’u falsifikuar. Këto janë elementë që publiku mund t’i vërejë me të parë, me të prekur dhe duke e lëkundur monedhën”, tha Natasha Ahmetaj.

Një element i rëndësishëm është se këto kartëmonedha do të jenë lehtësisht të dallueshme me anë të prekjes akoma edhe për personat që e kanë shikimin të dobët ose janë të verbër.

Kartëmonedha 10 mijë lekëshe është një risi në paranë shqiptare, duke përberë kështu kartëmonedhën e gjashtë në seri, pasi më përpara kishte vetëm pesë. Figura kryesore e kartëmonedhës është Asdreni dhe znj. Ahmetaj shpjegoi për Euronews Albania arsyen se pse është zgjedhur pikërisht kjo figurë historike.

Ajo tha se u ngrit një komision me specialistë të shumë fushave, i cili arriti në përfundimin se për këtë kartëmonedhë të fundit në seri, nevojitet një element përbashkues që i përfaqëson të gjithë shqiptarët. Ky komision zgjodhi elementin e flamurit, të cilin e lidhi edhe me portretin e Asdrenit i cili shkroi Himnin e Flamurit Kombëtar.

“Ne nuk e vendosem vetë si Bankë Shqipërie, por ngremë një komision me studiues të fushave të ndryshme të cilët mund të japin mendim të vlefshëm për këtë qëllim.  Ky Komision përbëhej nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Albanologjisë, të Historisë, Gjuhësisë, Postës shqiptare dhe Akademisë së Shkencave. Të gjitha këta, mesa shumë opsioneve që u propozuan, u dakordësuan që seria duhet të përmbyllej me një simbol gjithëpërfshirës dhe përfaqësues për çdo shqiptar, që është flamuri kombëtar dhe shoqërohet edhe me himnin kombëtar”, tha znj. Ahmetaj.

“Mirëpo na duhej edhe një portret në linjë me kartëmonedhat e tjera shqiptare dhe të gjithë ramë dakord që Asdreni, si autor i himnit të Flamurit, ishte portreti që më së miri do të lidhej me flamurin kombëtar. Pastaj u bë një konkurs tjetër mes piktorëve që sollën punimet e tyre në përshtatje me tematikën dhe njëri ishte fituesi me veprën që e gjeni mbi kartëmonedhën 10 mijë lekëshe”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026