Natë protestash në Francë, nga Parisi në Lion, manifestime masive kundër dhunës policore

29 Nëntor 2020 | 11:31

Zjarre dhe incidente u verifikuan gjatë natës në Paris, ku persona të shumtë protestuan kundër dhunës së policisë dhe ligjit të ri për sigurinë, që ndalon filmimin e oficerëve teksa janë në detyrë.

Forcat e rendit qëlluan gaz lotësjellës dhe hodhën granata trullosëse, pasi protestues të maskuar hodhën shashka ndaj kordonit të tyre, ngritën barrikada dhe gjuajtën me gurë.

Shumica e disa mijëra protestuesve marshuan në mënyrë paqësore, por grupe të vogla u përleshën me policinë. Disa automjete, motoçikleta dhe ndërtesa u përfshinë nga flakët.

Disa mijëra persona marshuan edhe në qytete të tjera si Lion, Lile, Rene dhe Strasburg.

Protestat vijnë pas publikimit më herët gjatë javës të pamjeve filmike të disa agjentëve që dhunonin një producent muzike në Paris, ngjarje kjo e ndodhur më 21 nëntor.

“Në fund do të supozojmë se filmimet do të jenë dashakeqe dhe kush do të jetë në gjendje t’i përcaktojë si të tilla? Do të jetë vetë policia dhe sigurisht që kjo do të shkaktojë një lloj vetëcensure”, u shpreh Vincent Lanier, nga Sindikata e Gazetarëve në Francë. 

Incidenti shtoi kundërshtimin për projektligjin, që shihet si një kufizim i të drejtës së gazetarëve për të raportuar brutalitetin policor.

Lexoni ghithashtu:

Ligji që ndalon përdorimin e imazheve të policisë, protesta në Francë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026