NBA, COVID-19 detyron shtyrjen e ndeshjes Houston-Oklahoma

24 Dhjetor 2020 | 13:54

Ndeshja hapëse e sezonit të basketbollit amerikan (NBA) për Houston Rockets kundër Oklahoma City Thunder u shty për shkak se Houston nuk kishte mjaftueshëm lojtarë, kjo pasi tre basketbollistë rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe katër të tjerë u vunë në karantinë për shkak të kontakteve direkte me ta.

Kështu Houston nuk mundi të siguronte të paktën tetë lojtarë të nevojshëm, sipas rregullores për të zhvilluar ndeshjen me Oklahoma.

Ndërkohë lojtari më i njohur i skuadrës, James Harden, u pezullua dhe gjobit me 50 mijë dollarë pasi rezultoi të ketë shkelur rregullat anti-Covid. Harden u pikas në një video të publikuar në rrjetet sociale duke mos mbajtur maskë në një klub nate.

Tridhjetenjëvjeçari reagoi në Instagram duke komentuar se kishte marrë pjesë në një event për ngritjen në detyrë të së shoqes dhe jo në ndonjë “party”.

Në një deklaratë për shtyp NBA tha se Harden kishte shkelur rregulloren e ligës duke marrë pjesë në një event privat në mjedise të mbyllura të hënën e 21 dhjetorit.

Protokolli i miratuar nga NBA ndalon pjesëmarrjet në aktivitete me grumbullime mbi 15 persona.

Të mërkurën mbrëma u luajtën ndeshjet e dyta të sezonit të ri të NBA-së, ku spikatën fitoret e Cleveland Cavaliers (121-114) ndaj Charlotte Hornets, Boston Celtics (122-121) ndaj Milwaukee Bucks dhe Sacramento Kings (124-122) ndaj Denver Nuggets me kohë shtesë.

 

Lexoni gjithashtu:

NBA, Lakers e nis sezonin me humbje, rikthehet Kevin Durant

NBA, basketbollisti Antetokounmpo nënshkruan kontratën më të majme në histori

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026