NBA, Joel Embiid shënon 54 pikë në fitoren e Philadelphia 76ers, L.A Lakers vijojnë ecurinë pozitive
Në basketbollin amerikan, mbrëmjen e së martës Joel Embiid shënoi 54 pikë teksa Philadelphia 76ers arritën të fitonin me kohë shtesë 137-134 ndaj Miami Heat.
Embiid shkëlqeu në pjesën e dytë të lojës duke realizuar 35 pikë gjatë kësaj kohe dhe disa të tjera në pjesët shtesë. Krahas kësaj performance ai realizoi edhe 16 zotërime nën tabelë dhe katër asiste.
Por përveç Embiid, për Philadelphian spikati edhe Danny Green, i cili realizoi 9 trepikësha duke barazuar kështu rekordin historik të NBA-it për më shumë realizime në një lojë të rregullt.
Fitorja ndaj Miamit bëri që Philadelphia të dilte nga ecuria prej tre ndeshjesh pa humbje.
Ndërkohë nga ndeshjet e tjera të së martës, LeBron James shënoi 22 nga 26 pikët e tij të mbrëmjes në gjysmën e lojës ndaj Houston Rockets, ndeshje të cilën Los Angeles Lakers mundi ta fitojë 117-100.
Pesë lojtarë të tjerë iu bashkuan James-it me mbi 10 pikë të realizuara. Kështu kampionët në fuqi vijojnë të mbeten në krye të Konferencës Perëndimore.
Brooklyn Nets përmbysi një disavantazh prej 18 pikësh ndaj Denver Nuggets, duke fituar 122-116. Kevin Durant spikati në këtë ndeshje me 34 pikë, 9 zotërime nën tabelë dhe 13 asiste.
Në ndeshjet e tjera, Indiana Pacers mundën 104-95 Golden State Warriors-in, San Antonio Spurs fitoi 112-102 ndaj Oklahomës ndërsa Utah Jazz mposhti 117-87 Cleveland Cavaliers.
Lexoni gjithashtu:
Kupa e Italisë, Milani kualifikohet me vështirësi për në çerekfinale
Premier League, Manchester United merr kryesimin e kampionatit pas fitores me Burnley
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta