NBA, LeBron James ia kushton fitoren e dytë të Lakersave në finale Kobe Bryantit
Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James ia kushtoi fitoren e radhës në finalet e NBA-së legjendës Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta 10 muaj më parë pas një aksidenti me helikopter.
Në stadiumin Advent-Health Arena të Orlandos, ndeshja e dytë kundër Miami Heat u mbyll me rezultatin 124-114 ku James dhe shoku i tij i skuadrës Anthony Davis spikatën me 65 pikë dhe 23 rikuperime të realizuara së bashku.
James përveç 33 pikëve personale shërbeu edhe 9 asiste, duke zbehur totalisht performancën e Jimmy Butler për Miamin.
Lakersat kryesojnë në ndeshje direkte me dy finale të fituara, ndërsa finalja e tretë diskutohet të dielën. Skuadra nuk e ka fituar titullin kampion që prej vitit 2010 dhe i duhen edhe dy fitore të tjera.
Pas përballjes, LeBron u shpreh se kishte dhënë maksimumin në parket “për nder të kujtimit të Bryant”.
“Kemi synim ta nderojmë me performancën tonë në parket, kur luajmë në mendje kemi familjen e Bryant, Vanessën dhe vajzat, jemi me ta, pranë tyre, shpresoj t’i kemi bërë krenarë,” – u shpreh James.
Bryant dhe një nga vajzat e tij, Gianna, humbën jetën në një aksident me helikopter në muajin janar. Bashkë me ta vdiqën edhe shtatë anëtarët e ekuipazhit.
I ashtuquajtur “Black Mamba”, kontribuoi për 20 vite në nivele absolute me skuadrën e Lakers duke fituar 5 tituj kampion, dy vlerësime lojtar i vitit, 18 herë i përfshirë në skuadrën e yjeve dhe dhjetëra rekorde në parket.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta