NBA, Los Angeles Lakers fiton për herë të pestë radhazi ndaj Houston Rockets
James Harden dhe Christian Wood nuk mjaftuan për Houston Rockets që humbi mbrëmjen e së dielës përballjen me kampionët në fuqi të NBA-it, Los Angeles Lakers.
Në Toyota Center të Houston-it, teksanët vuajtën shumë dy periodat e para ku Lakers realizoi 65 pikë kundrej 46 që Harden e kompani mundën të arrinin.
Në periodën e tretë Rockets bëri diçka më mirë, por nuk mjaftoi pasi në fund Lakers mbajtën avantazhin duke e mbyllur me shifrat 102-120.
Harden dhe Wood realizuan 43 pikë, 7 zotërime nën tabelë dhe 10 asiste së bashku, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme. Për Lakers, edhe pse LeBron James nuk ishte në maksimumin e tij, spikati Anthony Davis, i aftë për të realizuar 27 pikë personale.
Great defense leads to great offense.
(?: @SpectrumSN) pic.twitter.com/6xJ9r4c8jO
— Los Angeles Lakers (@Lakers) January 11, 2021
Për Huston kjo ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa në duelet direkte me Lakers kjo ishte humbja e pestë radhazi.
Kampionët nga Los Angeles mbeten në krye të Konferencës Perëndimore duke lënë pas rivalët e tyre të Clippers dhe Phoenix Suns.
Nga ndeshjet e tjera të së dielës në NBA, Golden State Warriors fitoi 106-105 ndaj Toronto Raptors, Minnesota fitoi 96-88 ndaj San Antonios, Denveri 114-89 ndaj New York Knicks ndërsa Oklahoma fitoi 129-116 përballë Brooklyn Nets.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta